Karta Extra

Vullnetarizmi

Ti mund të ndryshosh komunitetin ku jeton...Bashkohu me rrjetin vullnetar të Bashkisë Tiranë”

Vullnetarizmi, sipas Ligjit Nr. 45/2016, është investimi me vullnet të lirë i kohës, njohurive dhe aftësive për kryerjen e aktiviteteve ose shërbimeve nga vullnetari, në dobi të ofruesit dhe/apo përfituesit të vullnetarizmit.

Vullnetarizmi lind si dëshirë spontane e të rinjve ose qytetarëve për të mbrojtur një kauzë të caktuar.  Në shërbim të komunitetit vullnetari investon kohë, profesionalizëm, pasion dhe edukim. Sa më i madh të jetë numri i vullnetarëve aq më shumë solidare bëhet shoqëria jonë.

Vullnetarizëm mund të kryejë

  1. çdo person, vendas ose i huaj, i moshës 18-30 vjeç që gëzon zotësi të plotë për të vepruar, sipas legjislacionit në fuqi dhe me vullnet të lirë
  2. çdo i mitur i moshës 15 deri 18 vjeç, vetëm me pëlqimin me shkrim të prindit ose përfaqësuesit të tij ligjor

Disa arsye përse duhet të bëni vullnetarizëm

  1. Të bësh vullnetarizëm do të thotë të vësh në provë talentet e tua dhe të zhvillosh aftësi të reja. Nëse veprojmë të gjithë së bashku, mund të bashkojmë eksperiencat dhe të mësojmë nga ata që dinë të bëjnë gjëra të reja. 
  1. Brezat e rinj duhet të mësojnë vlerën e dhurimit dhe t’i mund t’ua mësosh atyre këtë gjë. Ti mund të bëhesh një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë.
  1. Aftësita e fituara gjatë vullnetarizmit mund t’i shfrytëzosh në jetë, gjatë studimeve dhe karrierës tënde.
  1. Nuk ka rrugë më të mirë se sa të gjesh shokë të rinj altruist.
  1. Të bësh vullnetarizëm do të thotë të marrësh pjesë në aktivitete interesante dhe vë në lëvizje ide të reja.
  1. Të bësh vullnetarizëm ju bën të kuptoni se sa me fat jeni në krahasim me njerëzit e tjerë. Kjo ju mëson të thoni faleminderit dhe të kuptoni se çfarë ka rëndësi vërtet në jetë. 

*Për më shumë informacion kontaktoni në Email: enkelejda.hamzaj@tirana.al